Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë, gjersa në fund të shtatorit ishin miratuar 18 pako të tjera si masë kundër këtyre shteteve, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e tij Kurti teksa e fjalën ia dha zëvendëskryeministrit, njëherit ministër në MPJD, Glauk Konjufca, tha se sanksionet janë në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka potencuar se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut.
“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimet me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimi dhe deportimin e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, prezantoi Konjufca.