Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 10:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Propozim-vendimin për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë sipas Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se për këtë masa janë ndarë 10 milionë euro.

“Që ka të bëjnë me ndarjen e shumës prej 10 milionë euro për Fondin Kosovarë për efiçencë të energjisë. Kjo masë ka të bëjë më masën tre që parasheh shtrirjen e fondeve të BE në vlerë prej 75 milionë euro. Për ndërtesat banesore, mjete e ndara merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen të Fondi Kosovarë, kjo ndarje bëhet nga marrëveshja IPA 2023”, tha ai.

Gjithashtu Qeveria e ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e pikës 1.1 të Vendimit të Qeverisë, në kuadër të Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, raporton EO.

Ministri Hekuran Murati tha se nga subvencionimi kanë përfituar 200 mijë familje. Ai tha se ky propozim parasheh zëvendësimin e burimit të financimit.

“Janë mbështetur 200 mijë familje dhe importi që nuk është realizuar si rezultat i kursimit kap shifrën 88 milionë euro. Ky propozim ka të bëjë me zëvendësimin e burimit të financimit të subvencionimit me IPA 2023. Në vlerë prej 9 milionë euro”, tha ai.

Të ngjashme