Qeveria nuk është duke shqyrtuar kërkesën e Thaçit për pezullimin e lëvizjes së kufizuar

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi sot kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për kufizimin e lëvizjes që e mori mbrëmë.

Por, një kërkesë e tillë nga Presidenca do të kthehet prapë nga Ekzekutivi, pasi që ky i fundit është i vendosur që të mbajë këtë masë si preventivë për përhapjen e koronavirusit, raporon Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha përmes telefonit për  Ekonomia Online se nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë dhe se vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve përkatëse.

“Qeveria mbrëmë ka marrë këtë vendim dhe nuk do ta shqyrtojmë. Vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve dhe po zbatohet”.

Kryeziu sqaroi se deri më tani nuk u kanë kthyer përgjigjje presidencës, por që do të jenë në komunikim me presidentin.

Jo ende nuk kemi kther përgjigjje për letrën e presidetit, vendimi është i plotfuqishëm por që komunikimi do të vazhdojë”

Këtë kërkesë Thaçi ia dërgoi Kurtit edhe përmes letrës, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’ia kthejë letrën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme