Qeveria sot vendos nëse hiqet pagesa e semestrave në nivelin Bachelor dhe Master

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj kanë propozuar sot që të lirohen nga pagesat e semestrit veror të gjithë studentët në nivelin Bachelor dhe me gjysme pagesë për nivelin Maste.

Vendimi do të merret gjatë ditës së sotme, pasi Qeveri do të mbajë takim online dhe do të hidhet në votim.

Për Gazetën Express, këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Antigona Baxhaku ka folur për propozimin e qeverisë.

“Propozimi për lirimin e pagesës për studentët në fakultet publike është bërë sot, dhe vendimi do të merret gjatë pasdite pasi qeveria do të mbajë takim online, është propozuar që studentet në nivelin Bachelor të lirohen nga pagesa për semestrin veror, ndërsa ata të nivelit Master të lirohen me 50%”, tha Baxhaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme