Derisa deputetët nga radhët e PDK-së kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, nga Qeveria e Kosovës kanë filluar hartimin e një Projektligji për Gjykatën Speciale.
Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda koalicionit qeverisës, “PANA”- Lista Serbe të cilat e kanë parë dokumentin, dy prej pikave të projektligjit për Specialen, i cili pritet të procedohet në Kuvend brenda javës së ardhshme, janë shfuqizimi i ligjit ekzistues për këtë gjykatë dhe bartja e kompetencave të saj te gjykatat vendore.
“Dy prej pikave të projektligjit i cili do t’i propozohet Kuvendit për ndryshim brenda javës së ardhshme janë;
1. Shfuqizimi i Ligjit per Gjykaten Speciale dhe
2. Bartja e te gjitha kompentencave te Gjykatat lokale”, thonë burimet e njëjta.
Ndërkohë burime nga PDK kanë bërë të ditur se është deputeti nga radhët e kësaj partie Nait Hasani ai i cili ka nisur inciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme.
Nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 të tilla për të thirrur seancën e jashtëzakonshme. Ndërkohë sot në Kuvend do të diskutohet edhe lidhur me peticionin e Organizatave të Veteranëve të Ushtrisë Çliriamtare të Kosovës, për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.