Qeveria themelon Këshillin e Ekspertëve për dialog me Serbinë

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 11:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për Dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Hoti tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

“Kemi në rend të ditës një vendim të rëndësishëm, më lejoni edhe njëherë që pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë, duhet të tregojmë përkushtim si shtet  në këtë proces”.

“Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë  një punë e madhe në secilin e tema të mundshme që duhet të fillojë nga njohja reciproke, jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces që do të kryesohet nga kryeministri”.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se kryeministri duhet ta emërojë koordinatorin për dialog.

“Në këtë mbledhje propozojmë që të formohet këshilli i ekspertëve për çështjen e dialogut me Serbinë si dhe përgatit dokumente sipas nevojës”.

“Kryeministri emëron koordinatorin për dialog. Zyra e kryeministrit merr përsipër punën”.

“Propozimi im është që t’i shtohet një atribut shtetëror sepse do të kishte atribut më të lartë edhe në raport me partnerët ndërkombëtar”, tha  ministri i MPB-së, Agim Veliu.

Të ngjashme