Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, takoi kryeministrin Isa Mustafa së bashku me ministrat Kujtim Shala e Arban Abrashi dhe zëvendësministrin Bajram Gecaj.
Në këtë takim u bisedua për çështjet që lidhen me banorët e Hades dhe Shipitullës, për banesat sociale në Obiliq, po ashtu u diskutua që prona në të cilën gjendet stadiumi futbollistik KEK-u, të kaloj në pronësi të komunës, u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punimeve në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në këtë Komunë.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur Komunën e Obiliqit dhe për të adresuar çështjet në interes të qytetarëve të kësaj Komune.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, duke falënderuar për përkrahjen e ofruar, e njoftoi kryeministrin Isa Mustafa për avancimin e proceseve të rëndësishme në Obiliq, duke theksuar rëndësinë e përfundimit të çështjeve që u ngritën gjatë këtij takimi.
Në fund të takimi Kryeministri Isa Mustafa, kërkoi përshpejtimin e procedurave për zgjidhjen e çështjes së “Kompleksit të Banesave Hade 1 dhe Hade 2”. Ju rikujtojmë që vitin e kaluar Kryeministri kishte nxjerrë një vendim për ndërrimin e destinimit të këtyre banesave.