Qindra të rinj në Kaçanik aderojnë në PDK

Kaçanik | 03 Qer 2017 | 09:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra të rinj nga Komuna e Kaçanikut kanë aderuar sot në mënyrë solemne në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shumica e tyre, të cilët të premten mbrëma iu bashkuan Fillimit të Ri, kanë ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një atmosferë festive, ua ka dorëzuar atyre librezat e anëtarësisë, ndërsa ka siguruar se platforma qeverisëse Fillimi i Ri në thelbin e saj e ka të ardhmen e rinisë – për të punuar dhe jetuar në Kosovë, e jo për të ikur nga vendi.

Veseli u ka thënë atyre se Fillimi i Ri do ta ketë në boshtin e tij fuqizimin e rolit të rinisë dhe të gruas.

Ai, po ashtu, ka pohuar se programi qeverisës do të sigurojë aftësim profesional për të rinjtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë në tregun e punës.

 

Të ngjashme