QKUK-ja demanton, nuk ka Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Një rast i raportuar në medie, se është shënuar rasti i parë i infektuar me koronavirusin, në Kosovë, është lajm i rremë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Është lajm i rremë. Nuk është e vërtetë se ka pacientë më Coronavirus”, ka thënë shkurt Fazliu për EO.

Më herët, portali Arbresh.info, duke u thirrur në burime të saj, raportoi se është shënuar rasti i parë i infektuar me Coronavirus në Kosovë.

Në Klinikën Infektive kanë thënë për Arbresh.info se tashmë në bazë të analizave ka rezultuar një rast pozitiv në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR.

Deri dje, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Të ngjashme