QKUK-ja drejt normalitetit, rikthehen në punë shumica e shërbimeve – Zemaj thërret për kujdes

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 10:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në QKUK janë rikthyer të gjitha shërbimet shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive, të cilët ishin mbyllur shkaku j pandemisë COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me këtë rast tha se me rikthimin e shërbimeve do të rritet edhe kujdesi ndaj situatës pandemike.

Por që ai ka kërkuar që të kihet kujdes, ngase sic tha ai lehtësimi i masave nuk nënkupton largim të virusit.

“Ne jemi dakorduar për rikthimin e operacioneve jo emergjente. Sot së bashku me të gjithë pamë për së afërmi punë e palodhshme, kjo tregon seriozitetin e mjekëve dhe infermierëve”.  

“Kjo gjendje do të jetë sfiduese për personelin shëndetësor dhe apeli vazhdon që të jetë respektimi i masave dhe vetëm kështu mund ta ndihmojmë personelin shëndetësor që ta kryej punën e tyre”.

“Me rikthimin e shërbimeve do të rritet edhe kujdesi ndaj situatës pandemike. Kjo nuk duhet të na lehtësoje që mund të ketë rikthim. Lehtësimi i masave nuk nënkupton largim të virusit”.

Për oksigjenin e dyshimtë, Zemaj tha se kjo çështje është kompetencë e organeve të drejtësisë, teksa tha se nevoja ka qenë e madhe në muajt korrik dhe gusht.

“Nevoja gjatë muajve korrik dhe gush ka qenë e madhe për të furnizuar me oksigjen. Dhe ky furnizim ka qenë në mënyrë legale. Për çështje tjera është kompetencë e organëve tjera”, tha Zemaj.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se pas shumë muajve ka filluar rikthimi gradual i shërbimeve për pacientë, raporton EO.

“Vendimi i fundit i Qeverisë lejon dhe mundëson rikthimi i nevojave për pacientët me nevojës. Nga sot kanë filluar shërbimet e ambulancave specialistike dhe poashtu të gjithë drejtorët e spitaleve regjionale janë udhëzuar të fillojnë rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre”, tha Krasniqi.

Të ngjashme