Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në një prononcim për medie pas mesnatës, kanë thënë se nuk ka të lënduar me armë zjarri.
“Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Janë 42 të lënduar deri tash me lëndime të lehtë, vetëm dy janë me thyerje”, ka thënë mjekja kujdestare.
Policia e Kosovës ka thënë se një person është lënduar me armë zjarri në këmbë. Por, më vonë PK ka thënë se duket që 15-vjeçari ka pësuar nga ndonjë “mjet i mbrehtë” dhe jo plumbat të cilët janë shkrepur në ajër.
FOTOT EKONOMIA ONLINE: