QKUK: Profesori nga Australia do operojë 29 fëmijë kosovarë

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e sotme, në Klinikën e Kirurgjisë  së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitar e të Kosovës, do të qëndrojë  profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale. 

Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori Dewan.

Të ngjashme