Qyetarët i gëzohen miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 16:39 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët janë shprehur të gëzuar pasi Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka arritur të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rreth 600 milionë euro arrin vlera financiare e këtij projektligji, me të cilën shumë do të përkrahen bizneset dhe qytetarët.

Astrit Sahitaj, i cili është profesor tha për Ekonomia Online se ky ligj është një ndihmë e vogël për qytetarët.

“Gjendja në kohën e pandemisë është goxha gjendje e rëndë, dmth në Kosovë. Mirë, mu po më duket se deri dikun do të jetë një farë ndihme, po jo aq sa presin qytetarët e Kosovës. Unë punojë prej vitit 2000 në arsim, nuk e di sa do të marr. Por ajo bjen me marr gjakun tënd, nuk është najfarë ndihme sepse janë ato mjete të grumbulluara prej neve, edhe pa marr parasysh votimi edhe trusti të gjithë ato. Trusti është pjesë e organizmit tem, nuk e di se cili politikanë mendon se na ndihmon diçka”, tha ai.

Ndërsa, Mar Lokaj është shprehur optimist se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë shumë nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Kur përfitojnë qytetarët edhe bizneset përfitojnë se bizneset janë prej qytetarëve prej biznesmenëve, është reciproke. Sigurisht unë do t’i marrë, po kurrkush me dhunë se detyron askënd me shku me i marr paret e trustit. Është e turpshme se pse deri tash nuk është leju kjo punë, nuk është aprovu më herët”, tha Lokaj

Fatmiri nga Prishtina, i është gëzuar miratimit të këtij Ligjit dhe thotë se do t’i tërheqë 10% nga Trusti i tij.

“Unë mendoj se ky Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë i mirë, është i mirë për popullatën, po i qëlluar, mendoj se është e arsyeshme që e kanë votu deputetët. Po unë do t’i marrë prej trustit 10%, pse jo”, tha ai.

Ndërsa, Vjollca shpreson se ky Ligj do të implementohet në mënyrë të rregullt.

“Premtime, premtime, ndërsa realizime zero zero. Kështu që po presim, se jemi mësuar qe sa vite me të vërtetë gjithçka na është shuar. Po po shpresojmë”, tha ajo.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

Të ngjashme