Qytetarët ankohen për shtrenjtim të produkteve për festa, thonë se standardi i Kosovës nuk i përballon këto çmime

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët që këtë të shtunë iu kishin mësyrë dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve, po ankohen për rritje të çmimeve. Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se kanë vërejtur çmime të larta.

Bashkim Kamberi, qytetar nga Prishtina, thotë për Ekonomia Online se çmimet krahasuar me ditët e kaluara, ishin pak të shtrenjta.

“Disa ishin të lira e disa goxha të shtrenjta veç këtë fundvit, produktet ishin pak të shtrenjta me rrogat që i kemi”, u shpreh ai duke thënë se kishte edhe ndryshim të çmimeve nëpër rafte”, thotë Kamberi.

E një mërgimtar i cili ka ardhur për festën e Vitit të Ri në Kosovë, thotë se krahasuar me standardin e jetës në Kosovës, ka vërejtur shtrenjtim të produkteve.

“Unë nuk jetoj këtu, jetoj jashtë por në krahasim me standardin e Kosovës, pak është shtrenjtë. Unë si e pash, krahasuar me vitet tjera, pak ishin shtrenjtu çmimet, po mendoj që për shkak të festave të fundvitit. Nëse krahasohet standardi me atje është më i lartë, atëherë këtu çmimet janë më të larta”, thotë Abdurrahman Abdullahu, mërgimtar nga Franca.

Shtrenjtim të produkteve, ka vërejtur edhe Mustafë Mehmeti nga Prishtina.

 “Po si çdo herë tjetër, thuajse njësoj. Po kishte zbritje në disa artikuj e disa shtrenjtim”, u shpreh ai.

E Xhavit Gërbeshi nga Prishtina, thotë se ka vërejtur ndryshime të çmimeve krahasuar me ditët e kaluara. Thotë se pagat e njëjta, e shtrenjtim gjithmonë. Ai pati ankesa edhe sa i përket ndryshimeve të çmimeve në momentin që e bën pagesën. Thotë se artikujt e ekspozuar nëpër rafte, dallojnë tek arka.

Të ngjashme