Qytetarët detyrohen të “rezervojnë” parkingjet në kryeqytet

Prishtinë | 25 Mar 2017 | 11:36 | Nga

Parkingjet vazhdojnë të mbesin njëra ndër brengat e banorëve të Prishtinës.

Qytetarët detyrohen të përdorin metoda “klasike” për të rezervuar një parking për veturën e tyre.

Siç shihet në foton e realizuar nga Ekonomia Online një rast i tillë ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në afërsi të Postës së Kosovës.

Pronarët e kiosqeve, por edhe shitësit ambulantë në këtë rrugë, vazhdimisht vendosin gurë për të siguruar hapësirën e nevojshme për parkimin e veturave të tyre.

Me këtë problem pothuajse ballafaqohen të gjitha lagjet në kryeqytet, përderisa Komuna nuk ka dhënë “shenj” që kjo çështje të zgjidhet në një afat të shkurtër kohor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme