Qytetarët e mirëpresin ndarjen e 100 € për fëmijët, kërkojnë përkrahje edhe për kategoritë e tjera

Prishtinë | 13 Dhj 2023 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndarja e 100 eurove për të gjithë fëmijët nga Qeveria është mirëpritur nga qytetarët. Ndonëse e vlerësojnë këtë vendim qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, thonë që Qeveria e Kosovës do të duhej të mendohet edhe për kategoritë e tjera, sidomos pas rritjes enorme të çmimeve.

Avdush Kastrati, ka mirëpritur këtë vendim duke thënë se është Qeveria ka vepruar mirë, por kjo është shumë simbolike.

“Një qëllim i mirë për këto shtesa, pasi fëmijët e vegjël kanë shpenzime e sidomos pranë festave të fundvitit, mos të them se 100 euro janë shumë simbolike, jo shumë e madhe pasi standardet janë rritur tek ne, po ia vlen diçka, sa për gëzime nder festa”.

Edhe Veli Veliu thotë se kjo nismë është e mirëseardhur, por që Ministria do të duhej të mendonte edhe për kategoritë e tjera.

“Çdo nismë është e mirëseardhur sidomos për fëmijët e shtresave më të ultë, unë kisha bë thirrje që të ndihmohen nxënësit e shkollave fillor, të mesme e edhe të studimeve”.

“Ndarja e bursave do ndihmonte familjet e varfra, pastaj në të ardhmen ato ndihme do iu ktheheshin shtetit, sikurse në vendet e perëndimit”.

Leutrim Isufi tha se cdo ndihmë për fëmijët është e nevojshme, por që duhet të bëhet më shumë për ndërtimin e cerdhevce e shkollave.

“Interesat e fëmijëve janë të mirëseardhura sepse kërkesat e fëmijëve kërkojnë angazhime, përkushtime dhe shumë gjëra tjera, si në çerdhe, si në shkollë”.

Luljeta Zymberi, ndonëse këtë e quna shumë të vogël, thotë se kjo Qeveri ka filluar të sjell ndikime në shoqëri, raporton EO.

“Shumica e familjeve kanë fëmijë të përfshirë në këto shtresa, kjo është ide shumë e mirë. Me 100 euro, tash është sezoni e dimrit, kjo shumë ndikon në mirëqenien e familjes”.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ndarja e shtesave do të bëhet ehe vitin tjetër, por do të ketë kategorizime.

“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë. Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbush një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj u kujtohet premtimi që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100, apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”.

Të ngjashme