Qytetarët: Greva të përfundojë, kërkesat e SBAShK-ut të plotësohen

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët po kërkojnë që greva në arsim e institucione tjera të përfundojë, dhe kërkesat e SBAShK-ut të plotësohen. Disa prej tyre të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se kërkesat janë të drejta si pasojë e iflacionit.

Ibush Restelica, tha për EO, se duhet të ketë dialog ndërmjet dy palëve dhe të gjendet një zgjidhje.

“Duhet të ndërprehet, fëmijët nuk bën të mbesin pa mësim, tjetër metodë duhet me u përdor. Me e thirr Këshillin e me bisedu e me arrit marrëveshje e jo po bëjmë grevë. Fëmijët po mbesin pa shkollë”, tha ai, teksa kërkoi të ketë dialog ndërmjet Sindikatave dhe Qeverisë.

Krahas dëmeve që po u bëhet fëmijëve, dikush tjetër thotë se po dëmtohen edhe bizneset.

“Shumë keq është, jo që po dëmtohen nxënësit por po dëmtohen edhe bizneset sepse unë e kam një biznes para një shkolle dhe po më humb gjysma e punës dhe më keq më s’ka ku të shkojë”.

“Duhet të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut sepse koha është ashtu dhe ka rritje të çmimeve. Shembull, unë punëtorët i kam pas më lirë, tash jam detyruar t’i rrisë pagat sepse çdo gjë është rritur”, tha ai.

Të ngjashme