Qytetarët në Prishtinë paguajnë për gabimet institucionale

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 10:16 | Nga

Avdush Gashi nuk e kishte menduar se do t’i dalin një varg telashesh dhe shpenzimesh, kur ishte nisur që të nxirrte kopjen e planit të pronës së tij në Kadastrën komunale.

Ai ka fajësuar zyrtarët komunalë për të dhënat që janë vënë në dokumentet që flasin për pronësinë e parcelave të trashëguara nga babai, duke thënë se ndonëse ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë edhe certifikatën e vdekjes së babait të tij ku figuron numri i tij personal, Komuna sërish i ka lëshuar dokument me gabime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që t`i përmirësojë ato, ai është dashur të gjejë dy dëshmitarë dhe të paguajë shpenzime prej mbi 20 euro tek noteri.

Ai ka treguar se kur ka shkuar për ta bartur pronën në Komunë, i është thënë se numri personal qenka vendosur gabim dhe atë duhet ndryshuar.

“Kur e kam pyetur pse është vendosur numri personal gabim, edhe pse certifikatën kur kam aplikuar ma kanë kërkuar, zyrtarja komunale më ka thënë se ky është kodi i paraluftës, me të cilin është regjistruar prona”, ka thënë Gashi.

Ankesa të këtilla ka pasur edhe nga qytetarë të tjerë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme