Një grup qytetarësh janë nisur drejt vendit të njohur si “Rrethi i Flamurit”, teksa kanë bërë të ditur se po shkojnë për të protestuar kundër vendimi të fundit të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët me lot në sy u shprehën të revoltuar për vendimin.
Gjatë grumbullimit pati edhe një moment tensioni, ku disa prej të pranishmëve patën diskutim me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Situata u menaxhua dhe nuk pati eskalim.
Reagimi i disa prej qytetarëve të mbledhur ishte se vendimi nuk duhet të paraqitet si vendim i marrë në emër të popullit të Kosovës.
