Instituti KIPRED ka publikuar raportin me të gjeturat dhe rekomandime “Kompensimi i viktimave të krimit:Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”.
Numri i vogël i personave që janë kompensuar, mosverëdijësimi i qytetarëve për mundësinë e kompensimit për këto viktima,niveli i ulët i njohurisë për viktimat e krimit, problemet legjislative e deri te ato financiare janë disa prej të gjeturave të këtij raporti, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ndonëse është bërë shumë për këtë çështje krijimi i bazës ligjore ashtu edhe i komisionit, mbetet sfidë vetëdijësimi i qytetarëve për kompensimin e viktimave të krimit.
“Është betejë evidente që është një proces i vështirë deri më tani është krijuar një bazë e mirë ligjore e cila përcakton në mënyrë specifike se cilat janë veprat poashtu është krijuar edhe komisioni për kompensimin e viktimave të krimit deri më tani komisioni ka shqyrtuar 12 kërkesa dhe ato që i kanë plotësuar kriteret janë aprovuar. Na duhet një fushatë më vetëdijësuses për njerëz në përgjithësi për këtë çështjen”.
Zëvendësshef i bashkëpunimit, zyra e BE-së në Kosovë, Libor Chlad tha se informimi i njerëzve për mundësinë e kompensimit të viktimave të krimit si dhe qëndrueshmëria financiare janë çështjet në të cilat duhet të punohet më shumë.
“Shoqëria duhet të kujdeset për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë prandaj jam shumë i gëzuar qe Kosova nuk po mbetet mbrapa në këtë drejtim.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe zhvillmini mëtutjeshëm i legjislacionit më mirë të them implementimi i kësaj çështje është shumë me rëndësi”.
Chlad tha se njohja e personave për këtë çështje është i rëndësishme poashtu edhe qëndrueshmëria financiare e kësaj ndonëse është e vështirë është e nevojshme.
Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, tha se ky raport duhet të përdoret nga institucionet për të parë problemet me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë.
Edhe Jashari vuri në pah buxhetin jo të mjaftueshëm për trajtimin e këtyre viktimave.
Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit për Kompensimin e Viktimave, tha se kanë bërë çmos që publiku të informohet për Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit.
Ajo gjithahstu tha se edhe financimi nuk është problem pasi ka filluar që taksat e lëndëve të përdoren nga departamentet ku dërgohen.
“Ne si komision po përpiqemi që këtë ligj të interpretojmë provokimit, gjithnjë që qon të interesin e viktimës për arsye se në kodin e procedurës penale i dëmtuari ka shumë të drejta por nuk po mundet me u realizuar. Vërtetimi i dëmit kërkon shumë kohë dhe procedura të stërzgjatura”.
“Çështja e financimi më nuk është problem sepse Këshilli Gjyqësor e ka marr një vendim për një kod ashtu që taksat që paguhen në departamentin ku është lënda ka filluar të zbatohet. Sa i përket asaj që opinioni nuk është i njoftuar, por këtë ligj ne kemi bërë çmos për këtë. Ne që nga fillimi kemi organizuar në secilin regjion dhe detjaisht kemi informuar për përmbajtjen e ligjit”.
Ariana Qosaj Mustafa, drejtore e Programit në KIPRED, tha se janë të shqetësuar për numrin e vogël të viktimave të kompensuar deri më tani.
Ajo tha se përmes këtij raporti dëshirojnë të vënë në fokus viktimat e dhunës në baza gjinore e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Numri i vogël i rasteve që janë kompensua,një prej sfidave më të mëdha që e kemi konsideruar kemi kërkuar që prej këtij raporti është që fokusi të jetë te viktimat e dhunës gjinore në familje e dhuna të trafikimit me qenie njerëzore”.
Raporti është pjesë e një serie botimesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.