Qytetarët u bëjnë thirrje deputetëve të votojnë për lejimin e tërheqjes së 30% të Trustit

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 09:54 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës të enjten në rend dite e ka shqyrtim e ndryshimit të Projektligjit për Skemat Sociale, ndryshim ky që nëse votohet mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro këtij ndryshimi, duke shtuar se me këtëo mjete do ta tejkalonin krizën.

Mustafë Morina thotë se duhet lejuar tërheqja, duke shtuar se kjo është djersë e punëtorëve.

“Unë kisha qenë për pro, sepse me të vërtetë ka ndryshime në çmime, është krizë ekonomike në Republikën e Kosovës, prandaj pse mos me u votuar ajo është djersë e punëtorëve, duhet më u tërheqje edhe me mbuluar pak krizën ekonomike”, tha Morina për Ekonomia Online.

Edhe Rahime Behrami tha se duhet t’i gëzojnë këto para që i kanë mbledhur gjatë tërë jetës.

“Pse mos të gëzojnë ato që i kanë dhënë gjatë tërë jetës”, tha Behrami.

Elham Llumnica tha se duhet të tërhiqen këto mjete ngase të gjitha çmimet janë shtrenjtuar, raporton EO.

“Mendoj që po se është ardhë koha qashtu se tana shtrenjtë. Vallahin s’po di tash ju kish ndihmuar qysh jo në këtë farë krize, qysh s’ju kish ndihmuar”, tha Llumnica.

Në vitin 2020 është lejuar tërheqja e 10% të kontributeve pensionale, të cilat më pas janë rimbursuar nga Qeveria.

Lexo më shumë:

Të ngjashme