Raci për “çnjohjen” nga Togo: Serbia e ka shpikur këtë term, ta pranojë Kosovën nëse do integrim në BE

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 15:16 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënën u raportua se shteti i Togos e ka çnjohur Republikën e Kosovë. Ky nuk është shtetit i vetëm që është thënë se ka ndërmarrë një veprim të tillë, mirëpo analisti Gazmir Raci po vlerëson se ky term nuk ekziston, raporton Ekonomia Online.

Sipas Racit, shteti serb e ka shpikur termin “çnjohje”, duke shtuar se paralajmërime për tërheqje të njohjeve janë duke u demantuar çdo ditë nga diplomacia Kosovare.

“Serbia në marrëdhëniet ndërkombëtare ka hyrë si shpikëse e një procesi që po quhet çnjohje, sepse në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston një gjë e tillë dhe kjo çnjohja e tyre e  famshme po demantohet çdo ditë nga këto shtete dhe kemi parë diplomacinë Kosovare që ka qenë shumë aktive këto javë duke demantuar politikën e jashtme serbe, sepse në një moment kur të njeh një shtet nuk ka moment të dytë të çnjohjes apo  të tërheqjes së njohjes”, tha ai.

Raci shtoi se Serbia nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian e të ketë fqinjësi të mirë, duhet që ta pranoj realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe që njihet ndërkombëtarisht.

“Andaj Serbia nëse dëshiron fqinjësi të mirë bashkëpunim rajonal, e po ashtu edhe integrim në BE, duhet të sillet evropiane edhe ndaj Kosovës dhe duhet ta pranoj realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe që njihet ndërkombëtarësh”, tha ai.

Përderisa ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur pas raportimit për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Togos.

Në një shkrim në Facebook, Gërvalla tha se çnjohja ka ndodhur që në vitin 2019 dhe jo tani.

Të ngjashme