Komuna e Rahovecit njofton se ka nisur ndërtimi i ambulancës së mjekësisë familjare në fshatin Radostë (Malësia e Vogël).
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili i vizitoi sot punimet, tha se ky projekt është i rëndësishëm për banorët e fshatit Radostë dhe fshatrave përreth, pasi që banorët së shpejti do t’i kryejnë shërbimet shëndetësore më afër.
Kryetari i këshillit të fshatit Radostë, Enver Çadraku, falënderoi kryetarin Vehapi për interesimin e tij për investime në këtë fshat nga buxheti komunal.
Çadraku tha se ky investim i ndërtimit të ambulancës është i mirëseardhur për të gjithë banorët e këtij fshati. Realizimi i këtij projekti, buxhetit të Komunës së Rahovecit do ti kushtojë 54 791 euro.