Rafuna për shkarkimin e Bajqinovcit: Tentim për “rrëmbim” të pushtetit, PDK-ja s’i përkrahte projektet transformuese

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 12:00 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka deklaruar për Ekonomia Online, se shkarkimi i kryesuesit Pëllumb Bajçinovci është tentim për “rrëmbim të pushtetit”.

Rafuna ka lavdëruar punën e ish-kryesuesit Bajçinovci, ndërsa Partinë Demokratike të Kosovës e akuzon për mospërkrahje në projektet e kryetarit Përparim Rama.

“Ne mendojmë se shkarkimi kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit dje nga partitë opozitare nuk do koment që nuk është tentim për rrëmbim të pushtetit, duke pas parasysh se është shkarkuar një kryesues i cili ka qenë më shumë se që duhet konstruktiv dhe ka qenë kryesues i të gjithëve dhe ka luajtur një rol tejet konstruktivë një rol ashtu siç i takon një kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe mënyra e hakmarrës opozitareve në këtë mënyrë mendoj që është e padrejtë”, u shpreh Rafuna.

Ajo tregoi edhe fillin e prishjes së koalicionit me PDK-në.

“Po mendoj se kanë kaluar tre muaj kur PDK nuk merrte pjesë në seancat e Kuvendit Komunal dhe shumë projekte apo pikat tona nuk na përkrahte edhe mandej e dimë mirëfilljet dhe problemet me mbeturinat dhe probleme shumë të mëdhaja në Kryeqytet ku kryetari Rama vendosi të shkarkoj njërin nga drejtoret e tyre dhe më pas shkarkoj edhe nënkryetaren dhe rrjedhimisht kështu u prish koalicioni me PDK”.

“Për momentin jemi fokusuar në projekte të mëdha transformuese të kryetarit të Kryeqytetit dhe mendoj që asamblistët e kryeqytetit ata të cilët ia duan vërtetë të mirën e qytetareve të Prishtinës nuk do t’i bllokojnë projektet transformuese të kryetarit Rama”.

Të ngjashme