Ragip Xhaka: Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, ka folur për kandidaturën e tij, familjen dhe rrugëtimin e tij në politikë, duke ndarë edhe një detaj të veçantë lidhur me numrin që mban në listën zgjedhore – 34.

Xhaka tregoi se ky numër ka një domethënie të veçantë për të dhe për familjen e tij, pasi është i njëjti numër që i biri, Granit Xhaka, ka mbajtur në fanellë gjithmonë.

Ai u shpreh se ky numër ka sjellë fat në familjen Xhaka dhe se e sheh si një simbol krenarie dhe suksesi.

“Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë. Graniti e ka bartur gjithmonë me krenari dhe për ne ky numër është më shumë se thjesht një shifër,” u shpreh Xhaka.

Ai gjithashtu theksoi se ndihet krenar për familjen e tij dhe për rrugën që kanë ndjekur fëmijët e tij, duke theksuar se vlerat e forta familjare dhe mbështetja reciproke kanë qenë çelësi i suksesit të tyre.

Se çfarë ka thënë më shumë për këtë temë, mund ta mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. 

Të ngjashme