Rahovec, anulohet shënimi i 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit, në bashkëkoordinim me OVL- në dhe kryetarët e këshillave të disa fshatrave, bëjnë të ditur se janë dakorduar për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore, për shënimin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve në këto fshatra, të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

“Homazhe dhe nderime do të bëhen vetëm nga këshillat e fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë, për shkak të situatës dhe gjendjes alarmante të COVID 19”.

“Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe bashkë t’i kthehemi jetës normale. Lavdi përjetë dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!”, thuhet në komunikatën për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme