Me mbjelljen e luleve në oborrin e Komunës, në qendër të qytetit dhe në oborrin e OJQ “Hareja” në qytetin e Rahovecit, kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”. Qëllimi i aktivitetit është vetëdijesimi i qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndosh si dhe vetëdijesimi për ruajtjen e ambientit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, nxënës të shkollave fillore, mësimdhënës, OJQ-të dhe zyrtarë komunalë.
Aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”, e ka mbështetur Projektit Zviceran “DEMOS”, me dhurimin e luleve dhe dorezave.