Rahoveci dhe Ozalj nënshkruajnë deklaratë për bashkëpunim

Ozalj | 04 Pri 2017 | 20:47 | Nga

Në vizitën e tij zyrtare Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi,  sot është pritur në takim nga Kryetarja e Komunës së Ozalj, Gordana Lipsiniq, me të cilën ka nënshkruar deklaratën për marrëveshje bashkëpunimi.

Në deklaratën e nënshkruar sot,  parashihet që të vendoset bashkëpunim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Ozalj në këto fusha: zhvillim rajonal dhe rural, bujqësi, fonde dhe projekte të BE-se, turizëm, kulturë dhe në fushat tjera për të cilat palët nënshkruese, mund të shprehin interesimin.

Bazuar në tekstin e deklaratës, palët nënshkruese do të fillojnë një elaburim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj deklarate.

Pas nënshkrimit të deklaratës, kryetari Vehapi i dhuroj Kryetares Lipsinic, emblemën e Komunës së Rahovecit dhe me pas të shoqëruar nga Kryetarja dhe zyrtarë të tjerë,  vizituan dy përpunues të verave dhe muzeun në Komunën e Ozalj.

Të ngjashme