Rahoveci fillon projektin për pastrimin e prrockave

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 10:50 | Nga

Në Komunën e Rahovecit kanë filluar punimet në  projektin për pastrimin e disa prrockave, përmes këtij projekti, pritet të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet e arave nëpër të cilët kalojnë këto prrocka.

Feim Fetoshi, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka thënë se në kuadër të projektit për  pastrimin e prrockave në Komunën e Rahovecit, kanë filluar punimet në pastrimi e prrockës në Krushë të Madhe në gjatësi prej 800 metrave.

Ai thotë se punët në këtë projekt do të vazhdojnë me pastrimin e prrockës “Rimnik” në Rahovec, në gjatësi prej 1580 metrave dhe pastrimi i kanalit afër liqenit “Bllato” në gjatësi prej 375 metrave.

Drejtori Fetoshi thotë se projekti është në punë e sipër dhe deri me tani, dinamika e punëve është me intensitet të kënaqshëm dhe me pastrimin e prrockave, do të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet në vendet ku janë planifikuar të pastrohen këto prrocka.

komunen-e-rahovecit-fillon-projektin-per-pastrimin-e-prrockave-foto-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme