Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga i ftohti dhe bryma e rënë gjatë muajit prill 2017.
Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të bëjë konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga i ftohti dhe bryma, pika tre e vendimit obligon anëtarët e komisionit që punët ti kryej duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
Ndërsa pika katet e vendimit, thotë se komisioni do të filloj punën menjëherë dhe punët duhet të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.