Rahoveci i gatshëm për vaksinim ndaj Covid-19

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, Elbunit Kryeziu, ka folur lidhur me situatën me pandeminë e koronavirusit në këtë komunë.

Mes tjerash ai ka thënë në Info Magazine se deri tani në Rahovec janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të procesuar me vaksinimin, njofton Klan Kosova.

”Përgjithësisht komuna e Rahovecit ka menaxhuar ndoshta më mirë situatën me COVID-19”.

”Të gjitha përgatitjet janë bërë për vaksinim megjithëse ende nuk kemi një datë të caktuar se kur do të vijnë vaksinat në komunën tonë për t’u vaksinuar”.

”Personel shëndetësor kemi 190 persona që presin të vaksinohen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme