Rahoveci investon në fshatin Nushpal në infrastrukturë

Rahovec | 25 Pri 2017 | 11:40 | Nga

Komuna e Rahovecit, po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, një projekt i tillë ka filluar të realizohet në fshatin Nushpal, me kubëzimin e dy rrugëve të këtij fshati.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se bazuar në buxhetin e qeverisë Komunale, për fshatin Nushpal kemi planifikuar që të kubëzohen dy rrugë në brendësi të fshatit.

Në këtë fshat gjatë vitit 2016, kemi intervenuar në rregullimin e një ure e cila ka paraqitur problem për banorët sa herë ka pasur reshje të shiut. Me rregullimin e urës dhe kubëzimin e dy rrugëve në të cilat kanë filluar punimet nga sot, do të u’a lehtësojmë lëvizjen e banorëve të këtij fshati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme