Bazuar në transparometrin Komunal të publikuar nga KDI, Komuna e Rahovecit del të jetë Komuna e parë më transparente në kuadër të Komunave të regjionit të Prizrenit për periudhën korrik-dhjetor me 79.7% të nivelit të përgjithshëm bazuar në katër shtylla ku janë të përfshirë 44 indikator, siç janë: Transparenca e Kuvendit të Komunës, Transparenca e Ekzekutivit, Transparenca Financiare e Komunës dhe Transparenca në Konsultime me Publikun.
Transparenca e Kuvendit të Komunës, del të jetë me transparent në krahasim me Komunat tjera të regjionit të Prizrenit me 30.0 pikë nga 35 sa është maksimumi i pikëve.
Transparenca e Ekzekutivit, nga 35 pikë sa edhe është maksimumi i pikëve, me 27.0 pikë është vlerësuar transparenca e ekzekutivit të Komunës së Rahovecit. Ajo çka vlerësohet në ekzekutivin e Komunës së Rahovecit, publikimi i urdhëresave të Kryetarit të Komunës si dhe vendimet e tij të vlefshme për institucionet dhe banorët e kësaj Komune.
Transparenca Financiar e Komunës, në transparencën financiare është vlerësuar me 32.3 pikë nga 35 të mundshmet dhe është vlerësuar si shtylla e dytë më transparencë në kuadër të katër shtyllave të vlerësuara.
Pikët maksimale ka marr tek “ndryshimet buxhetore të miratuara në Kuvendin e Komunës”, “publikimi në ueb faqen e komunës së raporteve tre mujore financiare si dhe vjetore”, “publikimin e raportit të Auditmit për vitin 2015”, “publikimi i të hyrave vetanke të Komunës në baza periodike”, “plani i buxhetit dhe kohëzgjatja e projekteve kapitale” si dhe publikimi i “listës së pronave dhe asteve Komunale të dhëna dhe të marra me qira”.
Transparenca në Konsultime me Publikun” ka marrë 21.3 pikë nga 35.0 sa është maksimalja. Në këtë gjashtë mujorë në vazhdimësi ka respektuar kriteret ligjore në “njoftimin e publikut nëpërmes formës online dhe offline”, “mbajtja e takimeve të rregullta me qytetarë”, “konsolidimi dhe konsultimi i bashkësive lokale” si dhe “organizimi i dëgjimeve publike dhe buxhetore (KAB)”.
Komuna e Rahovecit është notuar pozitivisht në disa nga indikatorët si “material përcjellëse për qytetarët për dëgjimet publike dhe buxhetore” si dhe “hapjen e të dhënave statistikore (OPEN DATA)”.