Rahoveci shumë shpejt do të bëhet me shtatore të heronjve

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 12:43 | Nga

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar punëtorinë ku janë duke u punuar skulpturat e shtatoreve të heronjve të Komunës së Rahovecit Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi dhe Shejh Mihedini.

Kryetari Vehapi, gjatë vizitës në punëtori e përgëzoi skulptorin Art R Hoxha për punën e mrekullueshme të cilën është e bërë në realizimin e projektit punimi i shtatoreve të heronjve, ku është në përfundime e sipër faza e parë e këtij projekti.

Kurse skulptori Art R Hoxha, falënderoi kryetarin Vehapi për vizitën e bërë dhe i premtoi që shtatoret do të realizohen sipas planit dinamik, ndërsa faza e dytë (shkrirja në bronzë), do të realizohet në pranverën e vitit 2017.

img_6674

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme