Rahoveci me zyre të veçantë për bizneset, shërben për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 11:44 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Këshillin e Bizneseve në Rahovec, Këshill ky i zgjedhur në takimin e mbajtur në kuadër të “Tryezës për Këshillime me Bizneset e Komunës së Rahovecit”.

Gjatë takimit u tha se bizneset e Komunës sonë tashmë kanë zyrën e vet në ambientet e Komunës e cila do të shërbejë për të hapur horizonte të reja për zhvillim ekonomik. Ndërsa, koordinator i Këshillit u caktua Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës.

Duhet theksuar se nënshkrimi i vendimi për themelimin e “Tryezës për Këshillime me Bizneset e Komunës së Rahovecit”, nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është bërë më 31 Janar 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme