Rajoy: Kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni

Madrid | 01 Tet 2017 | 21:14 | Nga

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka mbajtur një konferencë për media, pas ngjarjeve të sotme në Kataloni, ku u zhvillua një referendum i kontestuar për pavarësi ose jo të rajonit.

Lidhur me këtë referendum, që u refuzua nga Madridi zyrtar, ka folur kryeministri spanjoll Rajoy. Kreu i qeverisë ka thënë se mbajtja e një referendumi të paligjshëm është turp për demokracinë.

Rajoy ka deklaruar se “kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni”.

Spanish PM says 'there was no referendum in Catalonia' after 761 injured in clashes

“Shumica e madhe e Katalonisë nuk ka marrë pjesë në referendumin e sotëm, dhe e kanë respektuar ligjin, ka shtuar ai.

Rajoy ka thënë po ashtu se shpreson se udhëheqësit katalanas tani do të heqin dorë nga objektivat e tyre separatiste, dhe do t’i kthehen normalitetit politik.

Qendrat e votimit për referendumin e kontestuar të Katalonisë janë mbyllur në orën 8, sipas kohës lokale, ndërsa kutitë me vota raportohet të jenë dërguar në vende sekrete, për numërim.

Referendumi i paralajmëruar u ndalua nga dhuna policore në çdo zonë të Spanjës. Mbi 750 persona janë plagosur për shkak të forcës të ushtruar nga ana e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme