Raketë Kuvendit, s’dihen sulmuesit

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 09:59 | Nga

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u qëllua me raketahedhës të enjten mbrëma. Klasa politike dhe delegacionet ndërkombëtare në Kosovë kanë dënuar ashpër sulmin.

Policia thotë se kanë zbuluar dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e rastit, por ende nuk dihen autorët e sulmit

Në mbrëmjen e 4 gushtit institucioni më i lartë në vend, Kuvendi, u qëllua me një raketahedhës. Megjithëse nuk pati pasoja në njerëz, më së keqi pësoi zyra ligjore në kuadër të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e cila u dëmtua më së shumti.

Duke qenë se ky ishte sulmi më i rëndë që u është bërë institucioneve dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, reagimet e klasës politike, por edhe të ambasadave të huaja kanë qenë shumë të ashpra. Sulmi u cilësua si sulm mbi shtetin e Kosovës dhe me veprime terroriste.

Ndërkohë që autoritetet e rendit kanë marrë të gjitha masat që kryesit dhe orkestruesit e sulmit të gjenden sa më parë./Zëri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme