Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot më shumicë unanime kanë miratuar në lexim të parë tri projektligjet që fuqizojnë rolin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka “bekuar” hapin bërë sot në Kuvendin e Kosovës.
“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovë,” ka shkruar Rama në Facebook, derisa ka shpërndarë një fotografi të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe një fotografi të djemve të FSK-së.