Rama: Drejtësia, administrata dhe arsimi, çështjet që shqetësojnë qytetarët

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 11:11 | Nga

Kryeministri Edi Rama publikoi sugjerimet e qytetarëve që kanë ardhur me anë të komenteve në postimin me titull “Çfarë duhet të përmirësojmë”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se “drejtësia, administrata dhe arsimi janë 3 çështjet më të përmendura, duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat”.

“Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim. Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë”, shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme