Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim pune Komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralmajor John Harris.
Gjatë takimit komandanti i FSK-së e ka njoftuar gjeneralin amerikan edhe për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në nivel qeveritar e shtetërorë.
Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet konkrete që janë duke u bërë për inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.
Nga ana e tij, gjenerali amerikan është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj.