Rama: Gent Cakaj është fantastik

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vlerësuar punën e ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Rama tha se tashmë fale punës së bërë nga ministri Cakaj, SHBA-ja dhe shume të tjerë kanë treguar befasi për nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimin e Cakajt, duke e vlerësuar sakaq punën e bërë gjatë këtij viti të fundit në të cilin diplomacia është drejtuar prej tij.“Falë këtij ministrit në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtme, që ka bërë një punë fantastike, që ka një bagazh dhe një kapacitet të veçantë. Unë jam shumë krenar kur dëgjoj nga amerikanët dhe të tjerët, që janë të befasuar nga niveli i lartë i profesionalizmit”, deklaroi Rama në emisionin Real Story.

Në emision me gazetarin Sokol Balla, si rrallë herë më parë, shprehu konsideratat më të veçanta për kryediplomatin e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme