Rama: Gjithmonë mirënjohëse ShBA-së për ndihmën ndaj Kosovës

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 15:49 | Nga

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama, me ftesë të Qeverisë Amerikane ka marrë pjesë në një program lidershipi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shprehur mirënjohjen për vizitën që i bëri Departamentit të Shtetit Amerikan, duke u njohur nga afër me sistemin, punën, sfidat dhe mënyrën e zgjidhjes së përfaqësuesit të shtetit.

“Pata nderin që vizitova Departamentin e Shtetit Amerikan, sepse të njihesh nga afër me sistemin, punën, sfidat dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre nga përfaqësuesit e shtetit, është mundësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua”.

“Unë ndava disa nga përvojat e mija, si lidere e re, potencova se Kosova është një shtet me rini prej 65%, të cilët kanë vullnet, janë të emancipuar dhe niveli intelektual i tyre tejkalon çdo shtet të gadishullit ballkanik dhe më gjerë, potencova gjithashtu sfidat me të cilat përballemi dhe kërkova mbështetje për rininë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ne shqiptarët e Kosovës, e sigurisht edhe të trevave tjera shqiptare, do t’u jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për ndihmën që na dhanë në shtetformim dhe për mbështetjen që po vazhdojnë të na japin”, thuhet njoftimin e Rinisë Demokratike të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme