Rama: Ikja në drejtim të paditur e vrasësve s’është më e mundur

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e kësaj të enjteje të Kuvendit të Shqipërisë, ku është thirrur një interpelancë për krimin në vend, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë viteve të fundit në luftën ndaj krimit.

“Ikja në drejtim të paditur e vrasësve dhe humbja e gjurmëve nuk është më e mundur sepse, merrni shikoni të gjitha operacionet e policisë gjatë 3-4 viteve të fundit dhe do të shikoni sesi krime të kryera, jo vetëm janë zbardhur, por janë kapur autorët. Organizatorët e grabitjes së Rinasit janë pas hekurave tashmë”.

Më tej, kryeministri theksoi se mes Shqipërisë sot dhe dje ka një ndryshim të madh, shkruan A2 CNN.

“Mes Shqipërisë sot dhe “dje”, 5-6 vite më parë në aspektin e luftës me krimin PS është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë dhe është fakt, jo opinion që kush lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën. Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor i krimit, kjo ka ndodhur kudo në çdo vend ku krimi është luftuar seriozisht”.

Të ngjashme