Rama: Ishim përgatitur për çdo skenar në Këshillin e Sigurimit, edhe për Kosovën

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku një ditë më parë u përplas me ambasadorin rus, kryeministri Edi Rama sqaron për Real Story ftesën për presidentin e Ukrainës, Zelensky për të qenë i pranishëm në mbledhje dhe si nisi konflikti me Rusinë.

“Ne u bëmë promotorë të këtij debati të hapur, duke shfrytëzuar procedurat dhe duke shfrytëzuar një moment kyc ku të gjithë liderët e të gjitha vendeve të botës vijnë në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme dhe natyrisht fakti që Shqipëria mori këtë nismë dhe kishte drejtimin e këtij sesioni e bëri më të lehtë edhe për presidentin Zelensky që të ishte i pranishëm, duke shfrytëzuar krahun tonë për të folur në fillim të debatit, gjë që u kundërshtua nga Rusia me pretendimin se ishte një thyerje e rregullave proceduriale, pasi sigurisht, askush nuk mund t’i ndalonte presidentit të Ukrainës fjalën, por ajo c’ka Rusia kërkonte ishte që fjala t’i jepej në fund në radhe atje me të tjerët, gjë që nuk bënte asnjë sens” -u shpreh Rama ndërsa shton se delegacioni shqiptar ishte i përgatitur për cdo skenar, përfshi këtu edhe Kosovën.

“Kishim punuar në të gjitha rrjedhat e mundshme dhe të imagjinueshme të debatit, duke patur parasysh edhe sjelljen e rusëve në vijim ku vjen puna në këtë tryezë për çështjen e luftës, dhe njëkohësisht ishim përgatitur mjaft mirë edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën, ç’ka ka qenë një lajtmotiv me propagandën ruse edhe në këtë tryezë por që me zgjuarsi ministri Lavrov e evitoi pasi u bë e qartë që do t’i kushtonte një tjetër kundër reagim që do ta vinte në pozitë të vështirë përsëri Rusinë, kështu që, ishte e paevitueshme të kishim një debat, por ishim të pergatitur edhe për një debat më kompleks në rast se rusët, do të këmbëngulnin në linjën e tyre abuzive dhe rezistencën e tyre absurd ndaj fakteve dhe ndaj të vërtetave të thjeshta”, vijoi më tej Rama.

Në vijim të intervistës për gazetarin Sokol Balla, Rama tregon edhe se çfarë përmbante dokumenti i nënshkruar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Të pyes për situatën e konfliktit pasi jeni në detyrën e Presidentit të radhës, ardhja e Zelensky në këtë seanca ka lidhje edhe me faktin se Shqipëria është drejtuesja e kësaj mbledhje shumë të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit, pasi nuk e kemi parë më herët.

-Jo, ka lidhje me faktin që ne u bëmë promotorë të këtij debati të hapur, duke shfrytëzuar procedurat dhe duke shfrytëzuar një moment kyc ku të gjithë liderët e të gjitha vendeve të botës vijnë në New York për Asamblenë e Përgjithshme dhe natyrisht fakti që Shqipëria mori këtë nismë dhe kishte drejtimin e këtij sesioni e bëri më të lehtë edhe për presidentin Zelensky që të ishte i pranishëm, duke shfrytëzuar krahun tonë për të folur në fillim të debatit, gjë që u kundërshtua nga Rusia me pretendimin se ishte një thyerje e rregullave proceduriale, pasi sigurisht, askush nuk mund t’i ndalonte presidentit të Ukrainës fjalën, por ajo c’ka Rusia kërkonte ishte që fjala t’i jepej në fund në radhe atje me të tjerët, gjë që nuk bënte asnjë sens.

Në fakt lufta erdhi brenda kësaj salle të vogël, e cila parë nga ekrani duket me e madhe se c’është. Këtu, ti e shikon që njëri nga tjetri distana më e madhe është diku te 7 apo 5 metra, se ju jeni edhe artist vetë, besoj e keni ndjerë dëshirën e penelatave dramatike aty, për të përshkruar situatën.

–Së pari dua ta them me shumë sinqeritet, që ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm këtu në Kombet e Bashkuara, kemi një ambasador që ka shkëlqyer në këtë detyrë dhe ka fituar respektin e të gjithëve dhe bashkë me ekipin jemi përgatitur për të gjithë skenarët e këtij debati të hapur që siç e patë nuk ishte i lehtë. Kishim punuar në të gjitha rrjedhat e mundshme dhe të imagjinueshme të debatit, duke patur parasysh edhe sjelljen e rusëve në vijim ku vjen puna në këtë tryezë për çështjen e luftës, dhe njëkohësisht ishim përgatitur mjaft mirë edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën, ç’ka ka qenë një lajtmotiv me propagandën ruse edhe në këtë tryezë por që me zgjuarsi ministri Lavrov e evitoi pasi u bë e qartë që do t’i kushtonte një tjetër kundër reagim që do ta vinte në pozitë të vështirë përsëri Rusinë, kështu që, ishte e paevitueshme të kishim një debat, por ishim të përgatitur edhe për një debat më kompleks në rast se rusët, do të këmbëngulnin në linjën e tyre abuzive dhe rezistencën e tyre absurd ndaj fakteve dhe ndaj të vërtetave të thjeshta. Që nga e vërteta e luftës në Ukrainë, që është luftë që ata e kanë nisur, është lufta që ata e kanë në kurriz një përgjegjësi të madhe ndaj Europës dhe ndaj mbarë njerëzimit, deri te kontestimi i legjitimitetit të Republikës së Kosovës.

Më kujtohet, kemi qenë në Moskë kur ju në atë kohë ishit drejtues i OSBE, nuk mund të mohosh faktin që Lavrov është një diplomat i kalibrit të lartë, por është tragjike dhe e trishtueshme kur e shikon se si edhe diplomat të tillë të katandisen në atë mënyrë sa të pranojnë një realitet që nuk ekziston.

-Ne kemi jetuar në një realitet të krijuar si mbivendosje e realitetit të fakteve për thuajse gjysmë shekulli në kohën e diktaturës, dhe e kuptojmë shumë mirë dhe ndjejmë shumë kollaj të njëjtën lloj përsiatjeje kur e shohim te të tjerët. E vërteta është se ministri i jashtëm rus është një propagandist palodhur dhe i paepur i një realiteti që është një realitet i mbivendosur ndaj atij të fakteve që faktikisht e kryqëzojnë Rusinë në raport me të vërtetën.

Ju nënshkruat një marrëveshje me presidentin Zelensky, mund të na thoni diçka më shumë për këtë?

-Jo, kemi nënshkruar një dokument ku si shumë vende të tjera, ne i bashkangjitemi kauzës së Ukrainës në elementë specifikë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është thjesht vijimësi e një procesi, ku të gjitha vendet aleate janë të rreshtuar me Ukrainën.

Të ngjashme