Rama jep lajmin e radhës për Aeroportin e Kukësit

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbrëmë ka dhënë një tjetër lajm përsa i përket nisjes së fluturimeve nga aeroporti i Kukësit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot Air Albania hapi krahët edhe në “Flatrat e Veriut”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se 120 pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë mbërritur nga Cyrihu në Kukës.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158893922596523

Të ngjashme