Rama kritikon Qeverinë: Po përvetëson projektet e Prishtinës

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi ministri i Transportit, Dimal Basha mori pjesë në përurimin e një rruge lokale, të cilën ai e cilësoi si projekt të kryeqytetit.

Sipas Ramës, projekti është menaxhuar dhe kontraktuar nga Komuna, e cila është edhe investitori kryesor me 1.65 milion euro, ndërsa Ministria ka paraparë 1.5 milion euro bashkëfinancim për periudhën 2024-2026.

Ai theksoi se deri më tani Ministria ka realizuar rreth 600 mijë euro pagesa për vitet 2024-2025, ndërsa për vitin 2026 ende nuk ka ekzekutuar asnjë pagesë.

Rama deklaroi se përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës dhe akuzoi Qeverinë se, në mungesë të projekteve të veta, po përpiqet të përvetësojë projektet komunale për qëllime politike.

Të ngjashme