Rama: Kush është përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike, do të riintegrohet

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 14:38 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi një familje e cila përfitoi ndihmën e plotë ekonomike nëpërmjet skemës së re.

“Deri dje merrja 28 mijë lekë dhe sot me ndihmën e re marr 90 mijë, plus kompensimet”, tha kryefamiljari.

Duke e cilësuar skemën e re një rregullim i listës së atyre që përfitonin duke mos e merituar atë, kryeministri tha se në këtë skemë bëhet kontrolli i çdo subjekti te tatimet, hipoteka, transporti etj., në mënyrë që të skualifikohen ata që e përfitojnë padrejtësisht.

“Ka një pjesë minimale, që është marzha e gabimit të sistemit, që ne po e verifikojmë dhe të gjithë ata që pas verifikimit do të rezultojnë të përjashtuar jo për shkak të abuzimit, por të sistemit, do të riintegrohen”, u shpreh Rama.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se cili do të jetë roli i pushtetit vendor në këtë proces.

“Grupet e punës të administratorëve socialë të bashkive, të inspektorëve të Shërbimit Social dhe ata të prefekturave po shkojnë në çdo familje, edhe tek ata që e kanë përfituar ndihmën, duke verifikuar çdo familje”, deklaroi Manastirliu.

Ndihma ekonomike i akordohet përfituesve për një afat 5-vjeçar dhe kombinohet me shërbimet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme