Rama: Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundit e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga asamblistët e Kryeqytetit që të mos e votojnë shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje të jashtëzakonshme që në rend dite ka shkarkimin e Bajçinovcit nga kjo pozitë, Rama e ka quajtur rrëmbimin e pushtetit.

Sipas Ramës, ky shkarkim i kryesuesit po ndodh në kohën siç ka thënë të transformimit të Kryeqytetit.

“Po ndodh sot, kur rruga ‘Jim Xhema’, njëri nder projektet me të mëdha zhvillimore ne vend, është duke u realizuar në kohë rekorde. Kur jemi duke e përfunduar unazën e brendshme. Kur kemi nisur ndërtimin e 6 Shkollave të mëdha në Kryeqytet, ndërtimin e 6 çerdheve për fëmije, kur kemi shtrire ndriçimin publik në qytet e ne fshatra, kur kemi shtrirë ngrohjen qendrore në shumë lagje, e kur po ndodhin investime serioze në shëndetësi, sport e kulture, dhe ne parqe e gjelbërim, të cilat nuk kanë ndodhur për vite më radhë”.

“Sot ndodhemi në një udhëkryq, në një pikë kritike. Nga njëra anë, oportunizmi politik po kërcënon me na e marre qytetin, i nxitur nga agjendat personale, dhe jo nga nevojat e qytetarëve të cilëve ne të gjithë bashkë u shërbejmë. Iniciativa e sotme që po propozohet, kjo tentativë për me rrëmby pushtet, është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës. Është përpjekje e hapur për me blloku zhvillimin, e me prishë të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku. Mirëpo, sot jam këtu para jush me ju përkujtu se NE, që jemi kujdestarët e këtij qyteti, kemi një përgjegjësi më të lartë”, ka deklaruar Rama.

Të ngjashme