Rama: Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani”, tanimë në fazën e prokurimit

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tashmë është në fazën e prokurimit.

Rama ka njoftuar se ky tunel do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Prishtinës dhe se do të ndërlidhë Prishtinën e Vjetër me sheshet e kryeqytetit e deri tek katedralja.

 “Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

Rama është shprehur se në këtë mënyrë po krijojnë hapësira për këmbësorë, gjelbrim dhe jetë më të shëndetshme për qytetarët.

Të ngjashme