Në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri shqiptar Edi Rama foli se sfida që kanë më përpara është rindërtimi i banesave pa e prekur ekonominë e vendit.
Të përgatitet raporti për katet që janë mbi lejen e ndërtimet, të banesave të shkatërruara dhe jo të shkatërruara, të të gjithë zonës së Durrësit.
Duhet një listë shumë e saktë e atyre që do të futen në procesin e rindërtimit. Duhet të kuptojmë se atyre që nuk u rrezikohet shtëpia duhet të kthehen në banesa. Programi i rindërtimit është për ata që kanë mbetur pa banesa.
Së pari nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit. Duhet të synojmë të sistemojmë njerëzit dhe të mos tërhiqemi nga rritja ekonomike- tha kryeministri Rama.